Sulejman Ef Rexhepi si Sulltan Sulejmani!
|
Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, javën e kaluar ka marrë pjesë në promovimin elektronik të Enciklopedisë Islame në Stamboll, Enciklopedi kjo që nga Bashkësia Islame e Turqisë dhe Qeveria turke, u vlerësua si kapitali më grandioz që tregon kulturën islame në botë. Me këtë rast, kreu i BIM-it, Rexhepi ka shfrytëzuar rastin që, përkundër takimeve që ka realizuar me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe Bashkësisë Islame të Turqisë, të vishet dhe me rrobat e sulltanëve turk. Kështu që, në profilin e tij në Facebook, Rexhepi ka publikuar foto që në dukje të parë, “imiton” Sulltan Sulejmanin e Madhërishëm, sulltan ky i njohur edhe për zgjerimin e pushtetit osman deri edhe në Evropë. Në Stamboll, Rexhepi është takuar edhe me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me ministrin e Drejtësisë, Beqir Bozdag, si dhe me zyrtarë tjerë. Në këtë promovim Enciklopedie, kanë marrë pjesë edhe krerët e Bashkësive Islame nga rajoni.











