‘Sv. Ilija’ përsëri në Kodrën e Diellit
|
Tabela emërtuese e ski-liftit “Sv.Ilija” është vendosur përsëri në Kodrën e Diellit. Edhe pse u largua me 22.01.2014 , gjatë ditës së djeshme vizituesit dhe skijatorët e kanë vërejetur se përsëri është vendosur. “Ne po bëjmë hetimin e rastit. Tabela është hequr. Do ti gjejmë fajtorët” tha zëdhënësi i policisë, Marjan Josifoski me 23.01.2014.
Vendosja e tabelave informuese me emra fetar ortodoks në Kodrën e Diellit, në Tetovë, shkaktoi shumë reagime tek popullata vendase dhe te Bashkësia Fetare Islame.
Mediumet tentuan të kontaktojnë me dy drejtorët e Kodrës së Diellit, por të njëjtët refuzuan të prononcohen me arsyetimin se tabela është vendosur nga ELEM-it dhe nuk ka të bëj me drejtorinë e Kodrës së Diellit. Banorët ndërkohë reagojnë edhe për diskriminime tjera pasi sipas tyre në këtë pikë turistike ka kishë ortodokse, por jo edhe xhami për ndërtimin e së cilës ka pasur premtime por që kanë mbetur vetëm në letër.
Vendosja e tabelës emërtuese “Sv. Ilija” u aktualizua pas informacionit të publikuar në tetova1.com në fillim të janarit.
/tetova1/











