Tetovarët protesuan kundër ndotjes së ajrit - tetova1

Tetovarët protesuan kundër ndotjes së ajrit


prot26.01
Kategoria: Lajme

Postuar më: Die, Jan 26, 2014

Lexuar: 36 herë



Këshilli protestues “STOP ndotjes kancerogjene në Tetovë” ka protestuar sot duke bllokuar rreth rrotullimin e parë në hyrje të qytetit.
“Qeveria të prononcohet për statusin e përmbushjes së kushteve të planit operativ të Jugohromit, dhe gjithashtu të urdhërojë pronarët e Jugohromit që urgjentisht të ndalojnë punën deri në vënien e filtrave sipas dokumentit të paraparë. Urgjentisht të zgjidhet çështja e deponive të egra në rajonin e pollogut. Qeveria të subvencionoje me 33 % faturat e rymës gjatë sezonit të ngrohjes. Inspektorati qeveritar dhe komunal i mbrojtjes së mjedisit të ndëshkojë konform ligjit në fuqi të gjithë personat që ilegalisht ndezin goma dhe material të tjera’, u shpreh Arianit Xhaferi – anëtar i këshillit organizativ të protestës.
Protestuesit kërkuan që ministri i ekologjisë Abdylaqim Ademi të merret më seriozisht me problemin që kanë banorët e Tetovës.
‘Ne jemi lodhur më duke dhënë deklarata atë e presim nga qeveria dhe ministri Abdylaqim Ademi’, tha Rami Mislimi, anëtar i këshillit.
‘Mendoj se institucionet përkatëse gjegjësisht ministria e Ekologjisë duhet të merren më seriozisht me këtë problem’, deklaroi Bujar Misimi, këshilltar komunal.
Protestuesit thonë se janë të qartë në qëllimin e tyre dhe pas kësaj iniciative qëndrojnë qytetarë të shqetësuar për pasojat që sjell kjo ndotje kancerogjene në Tetovë.