Zvicër: Një shqiptar nga Maqedonia vret bashkëshorten e tij - tetova1

Zvicër: Një shqiptar nga Maqedonia vret bashkëshorten e tij


timthumb
Kategoria: Kronikë

Postuar më: Die, Jan 26, 2014

Lexuar: 88 herë



Mbrëmë në orët e vona të natës ka ndodhur një tragjedi familjare në Wohlen të Zvicrës. Një shqiptare nga Maqedonia është gjetur e vdekur,
ndërsa policia kantonale e Aargau dyshon se vrasja me armë është bërë nga bashkëshorti i saj.
Rrethanat e krimit ende janë të paqarta. Departamenti i policisë kantonale thotë se bëhet fjalë për një dramë familjare, njofton Ina.

0a58

Njësiti i emergjencës ka arritur në vendin e ngjarjes me helikopter, ku e lënduara 35 vjeçare u dërguar menjëherë në spital. Mjekët kanë konstatuar se projektili nga arma kishte prekur organet kryesore të saj, gjë që pas pak orësh ajo ndërroi jetë.
Siç bëhet e ditur, si doras është arrestuar bashkëshorti i saj i cili ka pranuar se e ka bërë vrasjen për shkak të xhelozisë dhe problemeve bashkëshortore.

0c46