Parlamenti i Maqedonisë do modernizohet me Facebook dhe Twitter - tetova1

Parlamenti i Maqedonisë do modernizohet me Facebook dhe Twitter


pm
Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Shk 5, 2014

Lexuar: 103 herë



Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pritet të punojë deri më 3 mars, ndërsa pastaj pason ndërprerje për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale më 13 prill.

Deri atëherë duhet të mbahet edhe një seancë plenare dhe eventualisht edhe një seancë kushtuar pyetjeve të deputetëve për të cilën kryetari i dhomës ligjdhënëse do të konsultohet me koordinatorët e grupeve të deputetëve. Seanca për pyetje të deputetëve do të duhet të mbahet më 27 shkurt, gjegjësisht të enjten e fundit të muajit.

Në takimin e sotëm me gazetarët kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski e prezantoi Raportin e rregullt vjetor për punën e Kuvendit dhe tha se përgjithësisht është i kënaqur nga puna e parlamentit gjatë vitit të kaluar dhe se është kthyer dialogu midis grupeve të deputetëve i cili u çrregullua. Parlamentari i parë paralajmëroi se do të tentojë edhe një herë në sallën 1 të mbledhë numër më të madh të deputetëve që të votohet për përbërje të re të Komisionit për verifikim të fakteve.

Paralajmëroi se prej nesër Kuvendi do të jetë i pranishëm në rrjetet e popullarizuara sociale “Fejsbuk” dhe “Tuiter”. Për fillim është paralajmëruar që profilet të administrohen nga të punësuar në Sektorin për informim, ndërsa për një kohë të shkurtër ato do të lidhen me sistemin elektronik e-Parlament dhe ueb-faqja kuvendore që do të mundësojë publikim të automatizuar të informatave dhe përmbajtjeve. Sipas Veljanoskit, në këtë mënyrë, përmbajtjet që mund të shihen nga vizitorë e ueb-faqes së Kuvendit do të jenë më ikuadruese për shfrytëzuesit e rrjeteve sociale siç janë rendi i seancave, trupat e punës, aktivitete ndërkombëtare dhe aktivitete të tjera të deputetëve dhe shërbimit të Kuvendit.