A do të votojnë sërish fantomët e Pustecit!? - tetova1

A do të votojnë sërish fantomët e Pustecit!?


presidenti
Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Shk 6, 2014

Lexuar: 128 herë



Shtatë marsi është afati i fundit kur duhet të mbyllet Lista zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të cilat duhet të mbahen më 13 prill. Votuesit fantom, votimi me letërnjoftime të rrejshme, eliminimi i parregullsive nga ciklet e kaluara zgjedhore, janë problemet të cilat rëndojnë edhe në ciklin e ardhshëm zgjedhor.

A do ta japin provimin institucionet kompetente për organizimin e zgjedhjeve evropiane ose edhe ky proces zgjedhor do të jetë në kritika nga faktori ndërkombëtar dhe arsye për krizë politike në vend?.

Nga LSDM-ja kanë bërë analiza në terren në komunat në vend dhe në më shumë lokacione në disa qytete dhe sipas tyre është përsëritur situata, si për zgjedhjet lokale vitin e kaluar. Ata kanë vërtetuar se në të njëjtën adresë janë regjistruar dhjetëra votues,raporton zhurnal.

Banesa me numër 1 në rrugën “Maksim Gorki”, në Shkup ku janë regjistruar 74 votues, është vetëm një shembull se më shumë se 15 persona kryesisht nga Pusteci dhe Korça e Shqipërisë jetojnë në një vend, me qëllim siç u dëshmua edhe në zgjedhjet e kaluara lokale, ti sjellin fitore VMRO-DPMNE-së.

Shembuj të tillë ka në më shumë komuna edhe atë: Radovish, Prilep, Sveti Nikole, komunat e Shkupit Qendër, Çair, Gazi Babë dhe komuna tjera.