Aksion policor në fshatrat e Tetovës, dënohen duhanpirësit dhe pronarët e lokaleve - tetova1

Aksion policor në fshatrat e Tetovës, dënohen duhanpirësit dhe pronarët e lokaleve


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Sht, Shk 8, 2014

Lexuar: 1 372 herë



Në rajonin e Tetovës, në Reçicë të Vogël, Kamenjan dhe Siniçan pesë lokale kanë qenë caku i aksionit policorë dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike për respektimin e Ligjit për duhan, të zbatuar mbrëmë në periudhën prej orës 19 deri orën 23, informoi zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski.
“Gjatë kontrollit janë vërejtur 9 shkelje të ligjit për duhan dhe personave fizik u është shqiptuar dënim në të holla. Nga ana e DAP janë konstatuar edhe shkelje të tjera që sipas rregullave pronarët e objekteve do të sanksionohen”, tha Josifovski.
Ky është kontrolli i katërt i këtij lloji. Dënimet arrijnë prej 150 euro për persona fizik, ndërsa 2.000 deri 4.500 euro për persona juridik.