Arrestohen tre banorë të Bogovinës
Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka ngritur kallxim penal kundër tre personave nga Bogovina.
Sipas policisë padi penale është ngritur ndaj 26 vjeçari A.A për shkak të dyshimeve se ka kryer tre vepra penale, “përpunim i paligjshëm, mbajtje dhe tregëti me armë apo materie shpërthyese, rrezikim të sigurisë së përgjithshme si dhe rrezikim me mjete të rrezikshme gjatë rahjes.
Poashtu padi penale është ngritur edhe kundër 58 vjeçarit N.R dhe R.N 36 vjeçar për armëmbajtje pa leje. Që të tre të hënën janë nxjerrë para gjykatësit hetues ku u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.






