Arrestohet Subrata Roj, biznesmeni indian që paralajmëroi investime në Maqedoni
Biznesmeni indian Subrata Roj sot në mëngjes i është dorëzuar policisë në qytetin Lluknov, pasi që të mërkurën ishte shpallur urdhër-arresti për të për shkak se nuk është paraqitur në gjyq në lidhje me akuzën për mashtrim, lajmëron BBC.
Pritet që Roj të mbetet në paraburgim deri më 4 mars, pasi gjyqi nuk e pranoi peticionin e tij, duke e kualifikuar se “nuk është urgjente”.
Policia ditë më parë kreu bastisje në njërën prej shtëpive të tij, por nuk e ka gjetur. Ai ka theksuar se ka dalë që të konsultohet me mjekë në lidhje me shëndetin e rrezikuar të nënës së tij.
Dy firma nga kompania “Sahara grup” e magnatit indian Roj akuzohen se kanë përfituar 240 miliardë rupi (3,9 miliardë dollar) përmes letrave ilegale me vlerë. Përndryshe, Roj disa herë vizitoi Maqedoninë, ndërsa kryeministri Gruevski e paralajmëroi si një investitor të madh në vend.
Subrata Roj është i njohur për investimet që i paralajmëroi para një viti në Maqedoni. Konkretisht në Ohër paralajmëroi ndërtimin e kompleksit turistik i cili parashihej të jetë mes dhjetë më të mirëve në botë.







