‘BDI 2008′ kundër ‘BDI-së 2014′! - tetova1

‘BDI 2008′ kundër ‘BDI-së 2014′!


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Shk 20, 2014

Lexuar: 550 herë



Tahir Hani (ministër aktual për pushtet lokal), në vitin 2008 me mish e me shpirt është angazhuar për ulje të cenzusit të domosdoshëm të votuesve pre 50 në 40 për qind. Shembull tjetër që flet për “qëndrime kozistente” të BDI-së, paraqet deputetja e kësaj partie nga Dibra, Julieta Marku. Ajo në vitin 2010 kërkonte që të gjitha ujërat e lumit Radika të derdhen në “Llukovo Pole”, kurse në vitin 2014 me zë që dridhej nga shqetësimi kërkonte që ky projekt të mos realizohet
Kërkesa e BDI-së për president konsensual ka filluar t’i përngjajë fjalës popullore malazeze “Kërkoj punë, ishalla nuk gjej” (Trazhim posao, molim boga da ne naxhem). Kjo për shkak se BDI prej vitit 2008 e kundje vazhdimisht ka punuar për të pamundësuar realizimin e kërkesës që e paraqet tani për “president konsensual”.
BDI tani angazhohet për konsensus, dhe kanoset me bojkot të zgjedhjeve, mirëpo në vitin 2008 ka qenë ndër partitë më të brengosura që të mos ndodhë krizë gjatë zgjedhjes së presidentit.
Në vazhdim ju sjellim deklaratën e ish koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së partie Tahir Hani (ministër aktual për pushtet lokal), i cili në vitin 2008 me mish e me shpirt është angazhuar për ulje të cenzusit të domosdoshëm të votuesve pre 50 në 40 për qind.
“Cenzusi i ulur paraqet garanci se do të evitohet krizë e mundshme gjatë zgjedhjes së presidentit nëse ndonjë parti i bojkoton zgjedhjet. Dyzet përqindëshi nuk e relativizon faktorin shqiptar dhe ai mbetet faktor aktiv në zgjedhje”, ka deklaruar në atë kohë Hani. Mirëpo prej atëherë deri tani kanë kaluar 6 vite. Motoja “Mbajmë premtimet” është harruar, kurse BDI-ja brenda kohës është bashkëndërtuar.
Shembull tjetër që flet për “qëndrime kozistente” të BDI-së, paraqet deputetja e kësaj partie nga Dibra, Julieta Marku. Ajo në vitin 2010 kërkonte që të gjitha ujërat e lumit Radika të derdhen në “Llukovo Pole”, kurse në vitin 2014 me zë që dridhej nga shqetësimi kërkonte që ky projekt të mos realizohet.
Julieta Marku 2010: “Në këtë drejtim dua të them se plotësisht e përkrah propozim ligjin, që edhe në të ardhmen Maqedonia të marrë kësi lloj kredish për ndërtimin dhe realizimin e projektit të Llukovo Poles, Fushës së Llukovës që në ardhmen ky projekt duhet t’i grumbullojë të gjitha ujërat e lumit Radika”
Julieta Marku 2014: “Unë si deputete nga Dibra ndaj qëndrimin e njëjtë me të gjithë dibranët kudo që janë! Qytetarët e Dibrës janë shumë të shqetësuar për këtë projekt. Ata vazhdimisht që në fillim, shoqatat jo qeveritare, 27 shoqatat jo qeveritare organizuan peticion”, tha Julieta Marku, deputete e BDI-së.