Bexheti i kundërpërgjigjet PDSH-së
|
Deputetët e PDSH-sëkanë reaguar sot në elaborimin në gjuhën maqedonase të ndryshimeve të ligjit nga ana e ministrit të drejtësisë Blerim Bexheti. Por në këtë është kundërpërgjigjur edhe ministri Bexheti.
“I thash edhe efektet pozitive të këtyre zgjidhjeve ligjore. Dhe jemi të bindur si ministria e Drejtësisë sikurse edhe për gjithë ligjet tjera që janë nën ingerencat tona, ashtu edhe këtë ligj do ta përcjellim gjatë zbatimit”, ka qenë përgjigja e Bexhetit.
Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu duke vazhduar të kërkojë pauzë në shenjë proteste për mosrespektimin e gjuhës shqipe në Parlamentin, adresoi një sërë kritikash dhe vërejtjesh në adresë të ministrit të Drejtësisë por edhe të funksionarëve të tjerë të BDI-së të cilët sipas PDSH-së, “injorojnë gjuhën shqipe dhe kënaqen duke folur maqedonisht”.











