Biznesmeni tetovar Lazim Destani synon të blejë grupin medial ‘Koha’ në Kosovë - tetova1

Biznesmeni tetovar Lazim Destani synon të blejë grupin medial ‘Koha’ në Kosovë


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Shk 24, 2014

Lexuar: 780 herë



Familja Surroi është në negociata për të shitur kompaninë mediale Koha. Kandidati më serioz për të realizuar një blerje të tillë duket të jetë biznesmeni i fuqishëm nga Maqedonia, Lazim Destani, pronar i kompanisë Ekologu.
Destani është një prej biznesmenëve më të fuqishëm shqiptar. Kompania e tij ka qenë një prej kontraktorëve kryesor të ushtrisë amerikane në Afganistan. Express mëson se Veton Surroi kompaninë e tij e ka vlerësuar rreth 10 milionë euro, ndonëse para dhjetë vjetësh ai e kishte vlerësuar biznesin e tij rreth 100 milionë euro.
Në anën tjetër, sipas burimeve të gazetës, çmimi real i gjithë kompanisë Koha, ku hynë televizioni, gazeta, shtypshkronja, duket të sillet rreth 3-4 milionë. Destani, përndryshe, është njëri prej aksionarëve kryesor në gazetën Zëri, së bashku me biznismenin Remzi Ejupi. Sipas burimeve te gazetës Destani ka kohë që ka pasur për qëllim që të ketë pronësi të tij një televizion.