Çfarë fshihet pas premtimeve të Gruevskit për rritje pagash!?
Sa herë vijnë zjedhjet e reja qoftë lokale, parlamentare apo presidenciale në Maqedoni, partitë në pushtet, veprimin e parë që bëjnë është të premtojnë rritje të pagave në sektorë të ndryshëm, përfshirë edhe në ndihmat sociale.
Tashmë është përcaktuar se zgjedhjet presidenciale në këtë shtet do të mbahen në muajin prill, prandaj edhe premtimet për rritje pagash tashmë kanë nisur të lansohen nga Qeveria e Maqedonisë.
Por paralelisht me këtë, edhe reagimet e partive opozitare dhe analistëve, të cilat theksojnë se premtime të tilla janë boshe, nuk mungojnë.
Izet Zeqiri – Sekretar i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) ka reaguar për këtë çështje, pikërisht pas premtimeve të ditëve të fundit të Qeverisë dhe partive në pushtet se do të ketë rritje pasgash e pensionesh.
Madje për këtë çështje, ai shtron edhe dilemen se përse vetë populli është përshtatur me pushtetin (sistemin)?
Në një postim në faqen zyrtare të RDK-së, Zeqiri ka deklaruar se në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, Qeveria nuk ka realizuar rritjen e rrogave të punëtorëve socialë, kulturorë, shëndetësorë dhe arsimorë, rrogat në gjyqësor, polici dhe ushtri, si dhe rrogat e të punësuarve në administratën shtetërore.
Në fakt, vetëm gjatë muajt janar, partitë në pushtet në Maqedoni kanë dhënë disa herë premtime për rritje të pagave. Këto premtime janë bërë kryesisht nga VMRO-DPMNE-ja dhe vetë kryeministri Nikolla Gruevksi, si lider i kësaj force politike.
Kështu, me 5 janar 2014, ishte vetë Kryeministri aktual, Nikolla Gruevksi, i cili deklaroi se pensionet dhe ndihma sociale, duke nisur nga muaji mars të këtij viti, do të rriten me 5 për qind.
Ai gjithashtu tha se pagat në sektorin shtetëror dhe publik do të rriten po me 5 për qind në shtator.
“Kjo rritje vjen në një kohë kur në pjesën më të madhe të vendeve ka ulje të pagave, pensioneve madje edhe të ndihmës sociale, për shkak të krizës debitore evropiane”, deklaroi kryemistri Gruevski.
Duke u lavdëruar, ai tha se Qeveria megjithatë gjeti mënyrë, gjeti forca dhe mundësi, para së gjithash për shkak të premtimit, por edhe për menaxhmin përkatës me buxhetin, që të mundësojmë rritjen e pensioneve, të ndihmës sociale dhe të pagave në administratën publike.
“Ky premtim i yni do të realizohet në pajtim me afatet kohore”, deklaroi Kryeministri Gruevski.
Por një analizë e shkurtë, mund të zbulojë edhe arsyen për premtimet me paga e kësaj lëvizje të Kryeministrit Gruevski.
Në rast se rritja ndodh me 5 mars, atëherë kjo do të ndodh vetëm një muaj para ditës së zgjedhjeve presidenciale, e nëse ndodh nqë shtator, kjo do të mund të ndodh eventualisht në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Bazuar në deklarimet e partive politike shqiptare, ka mundësi që ato t’u bëjnë thirrje elektoratit shqiptar që të bojkotojnë zgjedhjen për President.
Kjo për arsyen se ato kërkojnë që kandidati për president të shtetit të jetë konsensual.
Në rast se partitë politike shqiptare bojkotojnë zgjedhjen e Presidentit, atëherë mundësia që ai të marrë mbi 40 % të votive të tërë trupit elektoral në Maqedoni, është shumë e vogël.
Arsyeja është se shqiptarët përbëjnë mbi 25 % të popullatës së përgjithshme prandaj edhe mungesa e daljes së tyre në zgjedhje, mund të çojë Maqedoninë në një raund të dytë zgjedhjesh për President.
Këto zgjedhje ka mundësi të mbahen pikërisht diku nga vjeshta, në kohën kur Gruevski ka premtuar se do të ndodh rritja e e pagave në sketorin publik.
Të kënaqur me premtimet për rritje tëp agave janë shprehur drejtuesit e sindikatave. Madje ka të tillë që këtë e kanë quajtur edhe akt historic, siç është rasti i Zhivko Mitrevskit, drejtues i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
Ai është shprehur i kënaqur nga vendimi i qeverisë, duke nënvizuar se edhe kundrejt faktit se Sindikata dhe Qeveria kanë pasur periudha bashkëpunimi është realizuar në nivel të duhur.
“Informacioni për rritjen e pagave ka të bëjë me një akt historik në pjesën që ka të bëjë me përcaktimin e politikave sociale në Maqedoni”, është shprehur Mitrevski.
Por analistë dhe njohës të kësja fushe, veprime të tilla të Kryeministrit i quajnë thjesht lëmoshë që nuk kanë të bëjnë asgjë me rritjen e standardit jetësor.
Arbën Halili, drejtor ekzekutiv në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, është shprehur se këto premtime të qeverisë janë lëmoshë për të punësuarit në sektorin shtetëror.
“Propozimi për rritjen e pagës minimale në këtë formë siç është bërë nga ana e Qeverisë më shumë krijon përshtypjen e dhënies së një lëmoshe vecanërisht për të punësuarit në institucionet shtetërore ku është dhe numri më i madh i të punësuarve”, ka deklaruar Arben Halili.
Të gjitha këto premtime të Qeverisë për rritje pagash, Izet Zeqiri , sekretar i RDK-së, i ka përmbledhur në një fjali. “Gënjeshtrat e Qeverisë, premtimet për rritje pagash nuk u realizuan”.
/tetova1-zhurnal/







