Diplomacia shqiptare të reagojë ndaj terrorit sllavo-maqedonas - tetova1

Diplomacia shqiptare të reagojë ndaj terrorit sllavo-maqedonas


idriz_484255363
Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Shk 3, 2014

Lexuar: 241 herë



Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (FNDLNJ - IGFM), seksioni në Maqedoni reagon fuqishëm ndaj incidenteve dhe provokimeve të kohëve të fundit, që kulminuan me sulm të një grupi të madh të huliganëve sllavo-maqedonas që terrorizuan banorët shqiptar të fshatit Llokë në Shkup.

“Nuk është hera e parë që shqiptarët bien viktima të dhunës së terroristëve sllavë të cilët sulmojnë me thika dhe shufra hekuri shqiptarët e pambrojtur, prandaj Forumi ynë i bënë thirrje diplomacisë shqiptare si dhe partive politike shqiptare, deputetëve, që mos të rinë indiferentë sepse sulmet të tilla janë shtuar këto viteve të fundit dhe situata mund të kalojë në një dhunë të pa parë e ndërsjelltë etnike.

Thirrjet e njohura tashmë nga vagabondët sllavo-maqedonas: “Vdekje shqiptarëve, Dhoma gazi për shqiptarët”, tregojnë qartë se edhe pas 13 vitesh nga lufta e 2001, shoqëria sllave nuk është ende gati për bashkëjetesë me qytetarët e etnive të tjera siç janë shqiptarët, turqit, boshnjakët, torbeshët, romët etj.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë që të ketë situatën nënkontroll sepse nëse del jashtë kontrollit s’do të ketë diplomat që ti uli shqiptarët dhe sllavët për marrëveshje paqësore si ajo e Ohrit më 2001.

Partia shqiptare në pushtet që votat i merr në emër të luftës, në emër të mbrojtjes së shqiptarëve të punojë drejtë dhe me nder për të mbrojtur nënat, motrat dhe vëllezërit shqiptar. I tërheqim vërejtje organeve të rendit që të punojnë për zbulimin e autorëve të vërtetë dhe mos të qëndrojë indiferentë sepse policia paguhet nga takspaguesit shqiptar”, thuhet në reagimin e FNDNJ-së me kryetar Idriz Sinani.