Edhe maqedonasit mbështesin peticionin e UÇK-së, Ahmeti dhe Thaçi ende s’e nënshkruajnë! - tetova1

Edhe maqedonasit mbështesin peticionin e UÇK-së, Ahmeti dhe Thaçi ende s’e nënshkruajnë!


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Shk 21, 2014

Lexuar: 1 019 herë



Para disa ditësh Gazeta Lajm - Maqedoni raportoi se edhe maqedonasit janë duke mbështetur peticonin për ish - ushtarët e UÇK-së, e se cilët janë maqedonasit që kërkojnë ligj për UÇK-në? Cilët maqedonas nënshkruajnë këtë peticion? Pse japin firmat e tyre për mbështetje të zgjidhjes ligjore për ish pjesëtarët e UÇK-së?, - këtë e sqaroi Fuat Sadiku, i cili thoshte se ata janë të grupmoshave të ndryshme dhe qytetarë që besojnë se me zgjidhjen e statusit të ushtarëve të UÇK-së, do të krijohet situatë më e relaksuar në Maqedoni. “Neve na vjen interesant kur maqedonas vijnë dhe nënshkruhen për të përkrahë ish pjesëtarët e UÇK-së, prandaj i pyesim se e pse e ndërmarrin një hap të tillë. Ata thonë që e përkrahin zgjidhjen e statusit të UÇK-së, sepse vetëm kur të gjithë pjesëmarrësit në konfliktin e vitit 2001 do të jenë të barabartë, atëherë Maqedonia do të jetë vend më stabil”, sqaron Sadiku. Gjatë ditës së sotme edhe kryetari i RDK-së, Rufi Osmani së bashku me disa bashkëpunëtorë nënshkroi peticionin e ish ushtarëve të UÇK-së drejtuar institucioneve ndërkombëtare. “Sot jam këtu që nëpërmjet nënshkrimit tim si shqiptarë dhe si përfaqësues i 30 mijë votuesve të RDK-së të japi firmën në përkrahje të kësaj iniciative tepër sublime. Kjo iniciativë synon të sensizibilizojë institucionet ndërkombëtare për të zgjedhur statusin social dhe kombëtar të kësaj kategorie të shqiptarëve që në vitin 2001 veshën uniformën e UÇK-së dhe ishin të përgatitur të flijojnë jetën e tyre me mision zgjedhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni. Këto patriotë të vërtetë sot janë margjinalizuar në tërësi duke u transformuar në raste të rënda sociale dhe njerëzore nga udhëheqësit e ish UÇK-së që sot janë pjesë e qeverisë BDI-VMRO”, - deklaroi Osmani.

 

 

Peticionin për mbështetje të Ligjit për ish-pjesëtarët e UÇK-së, u mbështet fuqishëm edhe nga të punësuarit në gazetën “Lajm” dhe në portalin “Almakos” Iniciativës, së Organizatës së Veteranvëve të Luftës dhe Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoni për peticionin drejtuar institucioneve të NATO , në lidhje me njohjen e statusit të ushtarëve të UÇK-së në mënyrë ligjore, para një jave i’u bashkua edhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, dhe anëtar i kryesisë qendrore në PDSH, njofton Portali Almakos.

 

Ajo që mbetet e paqartë deri më tani është se përse lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ai i BDI-së Ali Ahmeti, edhe pse shum herë flasin për ish - pjesëtarët e UÇK-së, duke premtuar, e duku u’a qarë hallet, nuk e morrën guximin deri më tani të nënshkruajnë këtë peticion i cili është jetik për ushtarët e UÇK-së të vitit 2001.

Ky aksion është ndërmarrë në funksion të sensibilizimit e mosrregullimit të statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së, familjarëve të të rënëve dhe invalidëve të luftës së 2001 - ishit.

/tetova1-almakos/