Edhe VMRO - DPMNE është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare - tetova1

Edhe VMRO - DPMNE është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Shk 28, 2014

Lexuar: 407 herë



Pas vendimit të BDI-së, për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale dhe kërkesës për shpërbërjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, ka paralajmëruar për sot mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme.

Kërkesa e BDI-së tashmë i ka ndryshuar rrethanat politike në Maqedoni, thotë funskionari i lartë i VMRO - DPMNE-së, Antonio Milloshovski, njofton Almakos.

Ai më tej ka thënë se edhe VMRO - DPMNE është e gatsme për zgjedhje të parakohshme parlamentare./Almakos