Entoni Tejta: NATO ka shpëtuar UÇK-në në Haraçinë?!
|
Gjenerali amerikan Entoni Tejta në dëshminë e tij për tërheqjen e pjesëtarëve të UÇK-së nga fshati Haraçinë më 2001, ka thënë se ndërhyrja ka qenë që të mos merren peng nga ana e forcave maqedonase, shkruan “Dnevnik”.
Njëherësh Tejta pohon se UÇK-ja ka marrë ndihmë në ushtarë, armë, municion dhe pajisje tjera ushtarake nga Kosova. Beteja është zhvilluar në periudhën prej 21 deri më 25 qershor 2001, ndërsa ishte ndërprerë me insistimin e udhëheqësve të NATO-s. Pastaj, pohohet se evakuimi i rreth 400 guerilëve të UÇK-së është bërë edhe për shkak të frikës se do të fillojnë sulme mbi Shkupin.

Stojançe Angellov, aktualisht kryetar i partisë “Dinjiteti” i cili ishte plagosur në betejën e Haraçinës dëshmon faktin se forcat maqedonase do e kishin pushtuar fshatin.
“Me rezerva të tilla, në momentin kur nuk kanë mundur të depërtojnë, pasi ishin të rrethuar, ata do ishin dorëzuar. Tani pranojnë se në fshat kishte 400 ushtarë, të cilët nuk kishin municion. Me aq njerëz kundër nesh rëndë të merret fshati si që është Haraçina me aq objekte të fuqishme.
(Kjo foto është bërrë gjatë largimit të forcave të UÇK-së nga Haraçina)
Ajo rezistencë nuk mund të merrej për vetëm dy tre ditë, por me më shumë. Përveç kësaj, ne nuk kemi pasur artileri të rëndë dhe nuk kemi rrënuar shtëpi dhe objekte tjera ku fsheheshn ata. Së pari, do duhej t’i përzëmë nga istikamet rreth fshatit, ndërsa aksioni është ndërpre kur nisëm të marrim shtëpitë e para në fshat.
Ata sigurt do të pranonin disfatën nëse nuk pengohej aksioni”, thotë Angellov. Por, në bazë të gjitha deklarimeve nga ana e ish komandantëve dhe ushtarëve të cilët kanë luftuar në fshat, del se kjo fitore i takuar UÇK-së, përmes një rezistence të dinjitetshme ndaj forcave të sigurisë maqedonase, gjë e cila pasoi pastaj me tërheqjen e tyre me urdhrin e NATO-s. Pas kësaj tërheqje, kriza e krijuar është zgjedhur me mjete politike.
/tetova1-zhurnal/








