Eurodeputeti bullgar: Jeni komb i shpifur nga komiterna dhe Tito
|
Parlamenti Evropian në sesionin plenar në Strasburg, e shqyrtoi raportin për progresin e Maqedonisë. Raportuesi për Maqedoninë Riçard Hovit shprehu kënaqësi nga përmbajtja e raportit të tij me të cilin edhe një herë kërkohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të konfirmojë pa anulim datën për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE. Madje Hovit posaçërisht insistoi se shqetësimi i tij është që vendi të përparojë. Për këtë arsye ai propozon që Komisioni Evropian t’i japë Maqedonisë statusin e “ekonomisë funksionale të tregut”, me ç’rast do të garantohen investimet e huaja.
Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, nga radhët e Partive popullore, e akuzoi Maqedonisë për falsifikim të historisë, se ata janë komb i shpifur nga komiterna dhe Tito, që është larg të folurës së fqinjësisë së mirë, që njëkohësisht kërkohet nga Maqedonia.
Si përgjigje ndaj këtyre vërejtjeve nga ana e eurodeputetëve grekë dhe bullgarë, mund të theksohen diskutimet e eurodeputetes rumunes Norica Nikolla dhe atij hungarez Lajosh Bakrosh.
Bakrosh konstatoi se është “turp që një vend nuk mund të përparojë në euro-integrime dhjetë vite pasi që mori statusin e kandidatit vetëm për shkak të kontestit me emrin.
Ai madje kërkoi mbështetje financiare që Greqi të kushtëzohet me zgjidhjen e problemit me emrin dhe zhbllokimin e procesit të euroi-ntegrimit të Maqedonisë, duke i porositur eurodeputetët dhe shefin e diplomacisë greke, se Greqia nuk ka nga çka të druajë nga populli i Maqedonisë, i cili është popull i qetë.

Norica Nikollaj kërkoi që të ndërpritet me hipokrizinë ndaj Maqedonisë dhe të mos kërkohet nga ajo, ajo që nuk respektohet edhe në vendet tjera madje edhe anëtare të BE-së. Ajo madje vlerësoi se në Maqedoni do të matet suksesi pse mossuksesi i politikës së zgjerimit të BE-së.
Parlamenti Evropian për Rezolutën do të votojë në mesditë dhe kjo nuk do të duhet të pësojë ndonjë ndryshim më të madh.
Krahas raportit për Maqedoninë, eurodeputetët njëkohësisht debatuan edhe për raportet për progresin e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Debati zgjati një orë e 20 minuta.











