‘Facebook’-u i kryetarit të BFI-së, në shënjestër të mediave maqedonas
Disa media në gjuhë maqedonase, e kanë vu nën shënjestër profilin e “facebook” të kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë zotit Sulejman Rexhepi. Në këtë kontekst, ato (mediat maqedonase) duan të vënë në spikamë gjithcka, duke stërdimensionuar gjërat, gjegjesisht çfarëdo që postohet në faqen e tij.
Nga mediat e tilla maqedonase, së fundmi është vënë në shënjestër edhe postimi i fotografive të nipit minoren të zotit Rexhepi.
Në njërën foto, nipi i Sulejman Rexhepi, duket me një pistoletë, kurse në fotografinë tjetër është fotografuar përskaj pistoletës, ndërkohë që në dorë mbanë armë të llojit tjetër. Gjithsesi nuk dihet nese armet jane lojera apo diç tjeter.
Dhe e gjithë kjo, dipas vleresimeve duket sikur një lloj fushate, bashkë me atë të para një jave, për “branitellat” e Prilepit, ndaj personalitetit te kreut te Bashkesise Islame te Maqedonise.






