‘Fondacioni Dauti’ ndau plot 140 bursa për vitin akademik 2013/14
Me para mund të bëhen gjëra shumë të mira. E kur ato shfrytëzohen për brezat e ardhshëm, kjo sikur u jep parave edhe më shumë kuptim.
Pikërisht këtë është duke e bërë “Fondacioni Dauti”. Është viti i tretë që ky fondacion ka vendosur të ndihmojë nxënës e studentë. Këtë herë ndau plot 140 bursa për vitin akademik 2013/14.
Fatlumët që fituan këtë mbështetje finaciare dhe për obligim do ta kenë vetëm mësimin, janë 70 nxënës, 65 studentë dhe 5 studentë të talentuar. E përfshirja gjeografike është nga gjithë Republika e Maqedonisë.
Por e gjithë kjo përkrahje e Fondacionit Dauti ndoshta nukd oë të ishte kaq e fuqishme pa mbështetjen edhe të shumë kompanive dhe njerëzve të vullnetit të mirë.
Fondacioni është mëbshtetur edhe nga Prince Enterprise me 20 bursa, Alma-M me 10 bursa, Dauti Transportshped me 10 bursa, Izvor me 10 bursa, Frukt Import 3 bursa, Rozen Center 3 bursa, Uniqa 2 bursa dhe Dauti Komerce.
E në mbrëmjen e organizuar, në shenjë falendërimi, atyre mirënjohje u ndau kryetari i OEMVP, Menders Kuçi.
Të gjitha këto janë komopani shqiptare dhe me këtë veprim, ato kanë treguar përgjegjësi të lartë morale e kombëtare.
Në këtë manifestim, ishin prezent përfaqësues të institucioneve qeveritare, institucioneve arsimore, sektorit civil, personalitete të rëndësishme si dhe dashamirë të Fondacionit Dauti.
Themeluesi i Fondacionit Dauti, Xhemail Dauti, para të pranishmëve tha se institucioni që drejton u ofron mundësi edhe kompanive tjera që edhe ata të jenë pjesë e realizimit të projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme për të mirën e shoqërisë.
Kurse zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri, përshëndeti këtë vullnet të kompanive që u japin përkrahje këtyre të rinjve në formësimin e tyre intelektual dhe akademik.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i Fondacionit, Sokol Zeqiri, tha se prej nxënësve e studentëve që kanë fituar bursë, kërkohet vetëm që t’i përkushtohen vetvetese përsosjes me dituri.
“Borxhin më të madh e keni ndaj vetes, e ashtu do t’ i kontribuoni më së miri të gjithëve përreth jush”.







