Gostivar, 43 vjeçari hidhet nga kati i tretë - tetova1

Gostivar, 43 vjeçari hidhet nga kati i tretë


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Enj, Shk 27, 2014

Lexuar: 892 herë



Mbrëmë, gjysëm ore pas mesnate në spitalin e qytetit të Gostivarit ka mbëritur 43-vjeçari gostivaras me inicialet Xh.Z me lëndime të rënda trupore. Pas intervenimit mjeksor ai urgjentisht është transferuar në klinikën e Shkupit për shërim të mëtëjshëm.

Sipas policisë, 43 vjeçari lëndimet i ka marrë pasi që ka kërcyer nga ballkoni i banesës ku ka jetuar bashkë me të vëllain e tij. Rastin e ka parë një fqinj nga pallati përballë i 43-vjeçarit, i cili e ka paraqitur rastin në polici.

Personi ka kërcyer nga kati i tretë i ndërtesës, ndërsa brenda në banesë, në njërën dhomë, ka lënë një letër ku sqaron arsyet se pse ka vendosur ti jap fund jetës së tij. Është kryer ekspertiza dhe po merren të gjitha hetimet që kanë të bëjnë në lidhje me rastin në fjalë, thuhet në kumtesën lëshuar për media nga Sektori i Punëve të Brendshme, Tetovë, Marjan Josifoski