Hamburg: 46 vjeçari nga Maqedonia, u vra nga djali i tij? (FOTO) - tetova1

Hamburg: 46 vjeçari nga Maqedonia, u vra nga djali i tij? (FOTO)


Kategoria: Diaspora

Postuar më: Enj, Shk 20, 2014

Lexuar: 7 730 herë



Mediumet gjermane sot e kanë pasur si lajm kryesor zhvillimin e ngjarjeve që kanë të bëjnë me vrasjen e 46 vjeçarit Amza Zekiri nga Maqedonia në Sinstorf të Hamburgut

Sipas këtyre mediave” vrasja në valixhe” tash më është sqaruar dhe sipas policisë të dyshuar për vrasje janë dy djemt e 46 vjeçarit, Adnani (20) dhe Fatmiri (26).
Hetuesit pasi kishin mare të gjitha të dhënat, kishin marë në pyetje djalin e të ndjerit Adnan.Z (20).
Djali më i vogël, 20 - vjeçari Adnani u arrestua dje ( e mërkurë) pasi e ka pranuar se e ka vrarë babain e tij në tetorë të vitit të kaluar pas një mosmarveshje që kishin pasur. Dhe më pas me ndihmen e vëllait të madh e futën në valixhe dhe e derguan me taxi për në Sindorf ku e kanë hudhur në liqen. Për momentin djali i madh Fatmir.Z (26) dyshohet se është jashtë Gjermanisë.

/tetova1/

Vendi ku u gjet valixhja me kufomëm

Valixhja ku ishte i futur i ndjeri