Indi, urdhër arrest për Subrata Roj, investitorin famoz edhe në Maqedoni - tetova1

Indi, urdhër arrest për Subrata Roj, investitorin famoz edhe në Maqedoni


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Shk 27, 2014

Lexuar: 84 herë



jykata Supreme në Indi ka shpallur urdhër arresti (pa mundësi kaucioni) për Subrata Roj, pronarin multimilionerë të kompanisë “Sahara”, i cili ka paralajmëruar investime të mëdha edhe në Maqedoni. Ai akuzohet për mashtrime dhe se kërkohet që të kthejë 4 miliardë dollar ndaj qindra kompanive të vogla që janë mashtruar.

Ram Xhetmalani, avokati i biznesmenit Roj ka theksuar se klienti i tij nuk mund të vij në Gjykatë, për shkak se ka qenë në vizitë të nënës së tij të sëmurë. Avokati ka kërkuar kohë plotësuese që Roj të paraqitet para gjykatës. Tre drejtorët e tjerë të kësaj kompanie janë paraqitur pranë gjykatës. Gjykata Supreme ka urdhëruar që Roj të paraqitet në gjykatë më 2 mars dhe se ndaj tij është shpallur urdhër arrest. Gjykatësi i çështjes, KS Radakrishnan theksoi se autoritetet nuk kanë besim më tek kompania “Sahara”.

Gjykata kërkon që Roj të deklarohet se përse nuk i`a kthen paratë kompanive të vogla. Subrata Roj është i lidhur së fundi edhe me Maqedoninë. Ai përveç projektit për ndërtimin e përmendores gjigante të Nënë Terezes në Shkup, paralajmëroi ndërtimin e një kompleksi ekskluziv turistik në Lubanishtë të Strugës dhe investime prej 200 milionë eurove në agrokombinatin “Xhumajlija”. (INA)