Ismaili nga Zajazi te Rrufeja e Miletinës
|
Futbollisti i njohur tetovar, Ismail Ismaili nga dita e hënë është pjesë e klubit të futbollit Rrufeja-M nga Miletina, anëtare në Ligën e dytë republikane. Në grumbullimin e parë të ekipit Rrufeja-M, në mesin e futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e i përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit u vërejt edhe Ismail Ismaili, i cili konfirmoi se ka arritur marrëveshje me ekipin nga Miletina që deri në fund të kampionatit të bëhet pjesë e këtij klubi.
“Është e saktë se kemi rënë dakord që në pjesën pranverore të jem pjesë e këtij klubi. Jam i bindur se do të shfrytëzojë e gjithë potencialin tim që të ndihmojë këtë skuadër të bënë atë që mundet për të siguruar ekzistencën në ligën e dytë. Rrufeja-M ka kapacitet që të shënon rezultate shumë të mira se ato që ka shënuar në pjesën vjeshtore të kampionatit”, tha Ismail Ismaili, i cili në pjesën vjeshtore ishte pjesë e ekipit Zajazi.
Ismail Ismaili gjatë karrierës së tij si futbollist ka qene pjesë ekipit Shkëndija, Makedonija Gj.P, Renova, dhe disa skuadrave nga Kosova. Ai gjithashtu ka qenw edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë në kohën kur seleksionues ishte Sllobodan Santraq./sh.s/











