Ivanov anulon vizitën në Soçi, shkak defekti i avionit
|
Vizita e presidentit të vendit Gjorgje Ivanov për në Soçi të Rusisë është anuluar, për shkak të një defekti serioz të aeroplanit shtetëror. Kjo u bë e ditur sot nga kabineti presidencial, duke njoftuar se problemet me motorin e aeroplanit kanë qenë shkak kryesor për anulimin e vizitës.
Presidenti kishte planifikuar që në mëngjes të udhëtoj për në Soçi, ku do të merrte pjesë në hapjen e lojrave olimpike, që po mbahen në këtë qytet turistik dimëror rus. Megjithatë nga presidenca kanë bërë të ditur se Ivanov megjithatë do të realizojë vizitën e paraparë në Moskë.







