Katër të lënduar në aksidentin e komunikacionit në rrugën Tetovë-Falisht
Katër persona janë lënduar, prej të cilëve njëri më rëndë në aksidentin e komunikacionit që ndodhi sot rreth orës 09.00 në rrugën rajonale Tetovë-Falisht.
Në aksident morën pjesë vetura “Fiat punto” me targa të Tetovës që drejtohej nga E.Q (32) nga fshati Llacë dhe motoçikleta pa targa që drejtohej nga T.S (73) nga Tetova, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
“Në aksident, drejtuesi i motoçikletës ka marë lëndimë të rënda (thyerje në këmbë dhe kuriz) dhe është dërguar në spitalin klinik të Tetovës. Në spital është ndalur për shërim edhe drejtuesi i veturës Fiat Punto si dhe dy bashkëudhëtarët tjerë nga Sllatina dhe Bozovca të cilët kishin marë lëndime të lehta”, tha Josifovski.






