Kotevski: Në mars NUK FILLON qarkullimi me letërnjoftime Kosovë-Maqedoni
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë Ivo Kotevski thotë se nuk janë të sakta informacionet se prej muajit mars qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës do të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime në të dy vendet. Sipas Kotevskit ende nuk është caktuar ndonjë afat se kur mund të realizohet ky lehtësim.
Sipas Kotevskit, pasi qytetarët e Kosovës të pajisen me letërnjoftime biometrike do të formohen grupe punuese ndërshtetërore, të cilat do të vlerësojnë kushtet , për të caktuar më pas edhe kohën se kur do të filloj qarkullimi i qytetarëve në këto dy shtete me letërnjoftime biometrike.
Si orientim ai përmend faktin se lëvizja me letërnjoftime në Shqipëri dhe Serbi ka hy në fuqi dy tre vite pasi qytetarët e Maqedonisë janë poajisur me letërnjoftime biometrike.
Deri më tani, Republika e Kosovës ka bë marrëveshje për qarkullim me letërnjoftime me Shipërinë dhe Malin e Zi, kurse Maqedonia marrëveshje të këtillë ka nënshkruar së pari me Serbinë, e më pas edhe me Shqipërinë dhe Malin e Zi.






