Ku buron forca dhe kokëfortësia e VMRO-DPMNE - së? - tetova1

Ku buron forca dhe kokëfortësia e VMRO-DPMNE - së?


Kategoria: Opinione

Postuar më: Enj, Shk 20, 2014

Lexuar: 2 095 herë



Mr.sc Flakron Bexheti

Ndërimi i lidershipit të VMRO-DPMNE nga Lupço Georgievski tek Nikolla Gruevski atëbotë paraqitej si një frymë reformiste me një ideologji dhe impakt pozitiv. Tërheqja nga kreu i partisë i Lupço Gergievkit i cili e kishte krijuar këtë parti ishte si rrjedhojë i rezulltateve të dobëta të zgjedhjeve pas konfliktit të 2001. Edhe pse ai gjatë qeverisjes së tij kishte kuptuar mirë rolin dhe realitetin e shoqerisë multietnike, megjithatë rrethanat i kishin imponuar largimin e tij nga partia të cilën vetë e krijoj.

Ardhja e Nikolla Gruevskit në kreun e VRMO-së i cili nëpërmjet reformave në parti,si dhe veprimet opozitare hërë pas hërë të dhunshme, duke filluar me protesta edhe brenda Kuvendit të RM, kur duhej të sillej Ligji për ndarjen territoriale, si dhe lufta politike e vazhdueshme opozitare ndaj Qeverisë së LSDM-se e udhehequr nga Vllado Buckovski, dhe shume elemente të tjera rritën rejtingun VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevskit dhe sollën ate në pushtet.

Që nga marrja e pushtetit nga viti 2006 e deri me tani, plot 8 vite Nikolla Gruevski është Kryeministri i vendit që më gjatë kohë e mban timonin e Qeverisë. Partitë Shqiptare i kanë ndihmuar shumë jetëgjatësisë së tij në pushtet. Konteksti i emrit me Greqinë dhe moszgjidhja e tij, ka qenë alibi i përsëritur për të shpallur Gruevski zgjedhje të parakohshme parlamentare sa herë që ka dashur, pa i menduar pasojat dha harxhimet elektorale. Edhe pse çdo here ka pasur shumicën dhe rejtingun absolut ai asnjeherë nuk ka marrë vendim siç bëjnë liderët e mëdhenj duke e rrezikuar rejtingun personal në favor të së ardhmes dhe perspektivës së vendit. Ai me dinakirëninë e tij e ka ruajtur pozicionin e tij përkrah sfidave që e prisnin vendin siç ishte rasti me implementimin e ndershëm do të thoja të Marrëveshjes se Ohrit dhe gjetjes së zgjidhjes së kontekstit të emrit me Greqinë, ai gjithmone fshihej pas zgjedhjeve te parakohshme dhe eventualisht pas referundimit të mundshëm. Ai kur nuk pati guximin t’i merr pergjegjesite vetë, siç është rasti i shumë liderëve të vendeve të ish Jugosllavisë të cilët i ndërruan konceptet nacionalitse me ata integruese.

Cilat janë elementet që këtë parti e bëjnë aq të fuqishmë ndaj realitetit krejt ndryshe?

Sabotimi i Marrëveshjes se Ohrit, dhe neglizhenca ndaj faktorit politik shqiptar BDI (mos perdorimi i gjuhës Shqipe nëpër institucione, mos respektimi “badenterit” në sjelljen e ligjeve,copëtimi ligjit për përdorimin e simboleve, si dhe dhunimi i shumë anekseve të Marreveshjes së Ohrit dhe inkorporimi i sakatuar i tyre në Kushtetuten e RM-se

Hakmarrja graduale politike dhe ekonomike ndaj shqiptareve per konfliktin e 2001

Krijimi artificial identitetit Maqedonas, duke imputuar gjenezë etnike qe nuk korrospondon me historikun e shteteve të Ish Jugosllavise.

Kokfortësia e Qeverisë në moszgjidhjen e kontekstit të emrit me Greqinë!

Deshtimi e integrimit te vendit ne BE – NATO e dhe kompenzimi i saj me pseudopatriotizëm

Shkupi 2014, farsë dhe fasadë që tenton të mbuloj realitetin kryeqytetit të duke e ridizajnuar ate në forme antike!

Perdorimi i sensit për të përçarë subjektet politike shqiptare, sipas parimit përçaj – sundo!

Vokabulari patriotik dhe politika populiste ndaj kundërshtareve të tyre qofshin shqiptar apo maqedonas

Përdorimi i mjeteve të buxhetit në reklamat propagandistike duke atakuar partitë opozitare.

Ngulfatja e mediave, dhe errësimi i hapesirës mediale. Korupcioni më i sofistikuar duke paguar mediat për reklamimin e afisheve të Qeverisë.

Krijimi i politikave të përbashketa me Republikën e Serbisë.

Ndarja e subvencioneve për Bujqësi sidomos në Maqedoninë lindore në vlerë prej afro 170 milion Euro ne vit , pa garantuar eksportimin e produkteve dhe pa patur asnjëfar perfitimi përveç votës së banorëve qe janë posedues të subvencioneve të lartëpermendura.

“Rebelimi” i kohëpaskohshëm i Qeverisë me shtetet fqinjë:

Konteksti i emrit tani më i njohur me Greqinë

Tentativa e keqësimit të raporteve Maqedoni – Kosovë në aspektin e tregtisë dhe ekonomisë

Provokim i vazhdueshëm me Shtetin Bullgar për çështjen e gjuhës dhe identitetit

Lumi “Radika” një mollë sherri që i keqëson raportet me Shqipërinë.

Aksionet policore në burgosjen e personave te caktuar, dhe kahja mediale dhe spektakolare si dhe emërtimi i tyre si vrasës pa e dhënë drejtesia verdiktin e saj.

Sforcimi dhe rritja marramendese e gjobave ne komunikacion, taksave te ndryshme siç eshte rasti i taksës radiodifuzive.

Ndarrja jo proporcionale e mjeteve te buxhetit, si dhe mos investimi ne Maqedonise Perëndimore

Ulja e cenzusit minimal politik per zgjedhjen e Presidentit te vendit, pa votat e shqiptareve (ku BDI ka luajtur nje rol “konstruktiv” në ndryshimin e ligjit dhe është meritore që Presidenti i vendit te zgjidhet edhe pa votat e Shqiptareve)

Ndikimi dhe depërtimi i fuqishëm nëpër institucionet e “pavarura” siç është rasti me Akademinë e Shkencave, në Gjygjesi, emrimi politik, i krerëve të gjykatave duke filluar nga Këshilli Gjygjesor, Gjykatat themelore deri tek Gjykata Kushtetuese, Administrative dhe e Apelit.

Shfrytëzimi i pamatur ‘biznes lobit’ në fuqizimin e partisë si dhe sponsorimet dhe harxhimet marramendese per reklamimin e VMRO-se gjatë fushatave parazgjedhore.

Moszgjidhja e incidenteve mes të rinjëve maqedonas dhe shqiptar nëpër autobusat e qytetit dhe në afërsi të shkollave, ose me sakte selektimi etnik i te dyshuareve “për prishjen e rendit dhe të qetësisë” publike.

Rasti i fundit me helmimet e nxënësve dhe mësimdhënësve, por edhe i vetë Kryetarit të Komunës së Gostivarit, rezulltatet e institututit te Toksikologjisë si dhe prononcimi dhe mendimi privat i Kryeministrit që më vonë u tregua se kinse nxënësit nuk kanë qenë të helmuar “por paskan aktruar” dhe informatat se ata që gjoja janë “shtirur” dhe do të përballen me padi penale, flet për një cinizëm dhe absurd të lloit të vetë.

Është koha që Partitë politike shqiptare, të vetëdijsohën përfundimisht, të punojnë shumë përballë realitetit të hidhur politik që dita ditës po shkatëron të ardhmen e të rinjëve, dhe po depërton thellë në indin tonë dukë i prishur ëndërrat e shumë të rinjëve. Do të ishte mirë që subjekti politik opozitar shqiptar të rimëkëmbej dhe të bëhet korrektori i denjë i shumë elementeve. T’i gjej format dhe vokabularin e duhur politik, për të bindur popullin nëse dikush tjetër është gabim.

Është koha që një parti opozitare shqiptare, pas shumë viteve në opozitë të perfitoj pushtetin nga gabimet dhe lëshimet që i ka bërë partia shqiptare në pushtet. Ta luajë rolin e duhur duke përdorur argumente politike, duke unifikuar figura relevante në strukturat e saj, duke pranuar gabimet dhe lëshimet e bëra, duke qenë të sinqertë në opozitarizmin e saj! Është koha që subjekti politik shqiptar në Qeveri perfundimisht të pranoj rolin e saj te dobët në Qeveri dhe në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe të integrimit të vendit në BE dhe NATO.

Dehja nga pushtetit, dhe agonija e saj e ka bërë këtë parti të mendojë së është e paprekur, pa dhënë asnjë llogari për dështimet e saj. Rasti i fundit me Presidentin konsensual dhe gjoja kushtëzimi ndaj VMRO-DPMNE-së për pjesmarrje në zgjedhje presidenciale është padyshim turpi i rradhës.

Taktizimet e herëpasherëshme për mosfunksionalizimin e parteniretit mes BDI dhe VMRO-së i kanë tejkaluar të gjitha limitet e mundshme. Përfundimisht është koha që partitë politike shqiptarë t’i lënë kapriciot e veta dhe urrejtjen e ndërsjelltë dhe herë pasherë edhe të bashkëpunojnë. Eshtë mëkat që mos të takohën asnjëherë, ata harrojnë se i përfaqësojnë shqiptarët dhe se ata duan që liderët e tyre ndonjëherë të takohën dhe të bashkëpunojnë kur cënohet interesi i tyre. Një takim sadoqoftë formal mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit do të ishtë përgjigja më e bukur ndaj Llatasit që bëri thirje publike që gjithë maqedonasit ta votojnë VMRO-DPMNE-ne që kjo parti të fitoj shumicën absolute dhe të mos kushtëzohet nga partite shqiptare për formimin e Qeverisë.

(Autori është doktorant në Fakultetit te Administrates Publike dhe Shkencave Politike UEJL)