Loja në natyrë përmirëson shikimin te fëmijët! - tetova1

Loja në natyrë përmirëson shikimin te fëmijët!


Kategoria: Shëndet

Postuar më: Sht, Shk 22, 2014

Lexuar: 57 herë



Studiuesit nga Universiteti Cambridge kane arsyetuar pohimin se çdo ore shtesë që fëmijët shpenzojnë ne natyrë, ulë mundësinë që ata të vuajnë nga shkurtëpamsia me 2%.Vetëm 10% e fëmijëve te sotëm luajnë në ambient të hapur, kundrejt 70% që luanin dikur, por loja në ajër të pastër është terapi dhe ndihmon fëmijët të kenë një shikim më të fortë.Në studim kanë marrë pjesë rreth 10 mijë fëmijë dhe adoleshentë. Studiuesit kanë arsyetuar përfundimin e publikuar në lidhje me ekspozimin e fëmijëve në natyrë. Fëmijë që kalojnë disa orë në mjedise të hapura me gjelbërim dhe ajër te pastër, kane një shikim më te fortë. Kjo mund të jetë për shkak se sytë janë të ekspozuar ndaj dritës natyrale dhe shpenzojnë kohë në kërkim të objekteve në distancë te largët. Prandaj prindërit duhet të kalojnë kohë me fëmijët e tyre në natyrë, që ata të rriten të shëndetshëm.