Maqedoni, së shpejti burg për ata që luftojnë jashtë vendit
|
Autoritetet shtetërore në Maqedoni po shqyrtojnë mundësinë e miratimit të një mase ligjore për ndalimin e qytetarëve që luftojnë jashtë vendit, së fundi në luftën në Siri.
Pas Kosovës, edhe Parlamenti në Shkup po shqyrton mundësinë e miratimit të një mase ligjore ndëshkimore, për gjithë ata që luftojnë së fundi në Siri. Kohë më parë një kërkesë e tillë ka mbërritur Lidhja Demokratike (LD), e ish- ministrit të brendshëm Pavle Trajanov, një parti minore që është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE.
Kërkohet që në kuadër të Kodit penal të aplikohen masa ndëshkimore për të gjithë pjesëmarrësit në luftërat e huaja.
Një nismë e tillë është bërë në Bosnjë – Hercegovinë, Serbi dhe pritet të aplikohet edhe në Kosovë. Këto masa janë nxitur pas numrit të madh të qytetarëve nga Maqedonia që luftojnë përkrah forcave të kryengritësve në Siri.
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin përmes të cilit synohet t’i jepet fund praktikës kur kosovarët marrin pjesë në luftëra jashtë vendit.
Gjithçka është iniciuar pasi që shumë të rinj nga Kosova u nisin për në Siri, për të luftuar krah rebelëve të atjeshëm.
Ministrja për integrime evropiane e Qeverisë së Kosovës, Vlora Çitaku ka theksuar se pjesëmarrja apoi bashkimi ne konfliktet e armatosura jashtë territorit te vendit konsiderohet vepër penale dhe e dënueshme deri ne 15 vite burg.
Sipas ligjit, në momentin që do të kthehen kosovarët që kanë shkuar në Siri do t’i pret burgu. Ky dënim i pret posa të kalojë në Kuvend Projektligji për parandalimin e kosovarëve në luftëra jashtë shtetit. Por në Maqedoni kodi penal parashikon dënime me minimale, edhe ate prej 1 deri në 5 vjet burg. (tetova1-INA)







