Maqedonia e meriton vendin 123, për lirinë e medias
Shefi i kancelarisë së “Reporterëve pa kufi” për Bashkimin Evropian (BE) dhe Ballkanin, Antoan Eri, vlerëson se Maqedonia e meriton pozitën e 123-të, në të cilën rangohet në listën për lirinë e medias, që paraqet rënie për 84 vende vetëm për 4 vjet.
Ai sot në Shkup tha se Maqedonia për 2014, ka raport të keq dhe se bëhet fjalë për një rënie marramendëse, gjë që dëshmon për erozion në kontekst të shprehjes së lirë ne vend.
“Përse maqedonia është ranguar aq poshtë? Konteksti në Maqedoni, njëkohësisht është edhe i thjeshtë edhe i komplikuar. I thjeshtë, sepse përshkruahet me një fjalë: Autocenzurë. Autocenzuar ka arritë atë shkallë (nivel), saqë gazetarët profesionin duhet ta ushtrojnë në një klimë e cila po bëhet gjithë e më e vështirë. Autoritetet maqedonase kanë ndikim që është i patolerueshëm ndaj redaksive dhe ka një intervencionizëm të shprehur dhe neve na vjen shumë keq për këtë gjendje”, ka thënë Eri.
Sipas tij, redaksitë nuk janë në gjendje t’i përgjigjën intervencionizmit dhe si arsye kryesore për këtë, ai e përmendin reklamat e qeverisë.
“Duhet ta përmendim pushtetin gjyqësor. Gazetarët dhe mediat vazhdimisht i nënshtrohen dënimeve të larta në para. E pamë rastin ‘Fokus”. Kemi përshtypje se drejtësia nuk është këtu, për ta mbrojtur lirinë e informimit,por për të vënë kufizime për mediat. Rasti Kezharovski shumë seriozisht e goditi profesionin dhe ky rast ndikon në gjithë profesionin. Rreth vdekjes së Nikolla Mlladenov, ka dyshim legjitim rreth këtij epizodi tragjik”, ka shpjeguar Antoan Eri.
Përfaqësuesit e kësaj organizate me renome botërore, vlerësojnë se ligjet mediatike të cilët u lavdëruan nga përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias Dunja Mijatoviq, janë joefikas, të paharmonizuar dhe nuk do të sjellin asgjë të mirë në këtë sferë.






