MPB, rreth 100 aplikime për 12 vende pilotësh - tetova1

MPB, rreth 100 aplikime për 12 vende pilotësh


pilot macedonia
Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Shk 5, 2014

Lexuar: 161 herë



Prej ditës së shpalljes së konkursit të parë nga MPB-ja për pranimin e 12 kandidatëve, përkatësisht pilotëve të ardhshëm policor janë paraqitur 92 kandidatë. Kështu informoi sot Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska.

Sipas saj ky konkurs do të jetë i hapur edhe 3 javë dhe kujtoi se gjatë këtij procesi do të përzgjidhen kandidatët më të mirë të cilët do të trajnohen për përdorimin e 7 helikopterëve që ka në dispozicion Ministria e Punëve të Brendshme. 6 nga kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme dhe gjashtë të tjerë duhet të kenë arsimim të lartë.

Trajnimi do të zgjasë 19 muaj, i cili do të fillojë pas selektimit administrativ, ku më pas do të testohen aftësitë motorike dhe do të bëhet një test psikologjik.