Murseli: Fatmir Dehari e ka ditur se s’ka mbishkrime shqip, këto stile janë të njohura! - tetova1

Murseli: Fatmir Dehari e ka ditur se s’ka mbishkrime shqip, këto stile janë të njohura!


Kategoria: Lajme

Postuar më: Die, Shk 23, 2014

Lexuar: 513 herë



Analisti politik Nebi Murseli në Facebook ka komentuar për bojkotin e Fatmir Deharit ku ky sot në mënyrë demonstrative ka braktisur eventin e rëndësishëm të vurjes së gurthemelit për fillimi e aktiviteteve ndërtimore për austradën Kërçovë-Strugë, në lokacionin fshati Izvor, të Kërçovës, njofton TetovaSot. Sipas Nebi Murselit, Fatmir Dehari e ka ditur se nuk do ketë mbishkrime në gjuhen shqipe por ky stil tashmë është i njohur i BDI-së, njet si Fazli Veliu që bën tërë kohen kundër nipit të vet Ali Ahmeti.

“Ky eshte stile tashme i njohur i BDI-se – disa luajne rolin e opozites, kundershtojne kret e partise per veprime te caktuara. Si Fazli Veliu qe ben tere kohen kunder nipit te vet Ali Ahmeti.

Mendoni se Fatmir Dehari nuk e ka ditur se nuk do te kete shqip te shkruar ne keto punime?” ka shkruar Nebi Murseli në Facebook.

Ndryshe Kryetari i komunës së Kërcovës Fatmir Dehari tha se për shkak të mungesës së gjuhës shqipe, nuk do të merrë pjesë në këtë evenimet të rëndësishëm të “Korridorit 8″.

“Nuk marrë pjesë bashkë me stafin e Komunës së Kërçovës, për shkak se nuk është respektuar Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, respektivisht se të gjitha mbishkrimet janë vetëm në gjuhën maqedonishte, ndërkohë që mungon gjuha shqipe” tha kryetari Fatmir Dehari, në momentin që po bëhej gati, së bashku me stafin dhe këshilltarët, ta braktisë inaugurimin e fillimit të punimeve për autostradën.