Në Kamjan vidhen stoli ari kurse në Tetovë aparate elektrike
|
Gjatë ditës së djeshme 30 vjecari F.A. nga fshati Kamenjan ka denoncuar në polici se mes datës 3 dhe 5 të këtij muaji persona të panjhur, kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij njofton SPB Tetovë. Hajnat nga çanta që e kanë gjetur në dhomën e gjumit kanë marrë stoli të ndryshme ari me vlerë rreth 4000 euro, ndërsa një pjesë të bizhutervë kanë lënë përsëri në çantë dhe janë zhdukur në drejtim të panjohur. Është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhje thonë nga policia e Tetovës.
Kurse mes datës 5 dhe 6 të këtij muaji persona të panjohur me forcë kanë hapur derën e garazhit të 56 vjecarit L.A në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë njofton policia e Tetovës. Pas bastisjes së plotë hajnat kanë vjedhur aparate të ndryshme elektrike, ndërsa dëmi material është llogaritur 120 mijë denar. Policia e Tetovës bën të ditur se janë marrë masa për zbardhjen e rasit dhe kapjen e autorëve.











