Ngjyra e kuqe vazhdon të dominoj në ‘press qendrën’ e Komunës së Tetovës (FOTO)
Në komunat shqiptare të Maqedonisë është bërë traditë që pas zgjedhjeve lokale, varësisht kush zgjidhet kryetar të bëjë ndryshime në prapavijën e “press qendrave” dhe ngjyra ti përshtatet partis të cilën e përfaqëson kryetari i posazgjedhur.
Përjashtim kësaj radhe është duke bërë komuna e Tetovës e cila edhe 10 muaj pas fitores së Teuta Arifit vazhdon të jetë me dominim të ngjyrës së kuqe që nga koha kur me komunën udhëhiqte Sadi Bexheti i PDSH-së.
Burime të tetova1.com informojnë se një iniciativë për ndryshimin e prapavijës ka pasur nga stafi që udhëheq me kabinetin e kryetares së Tetovës, mirëpo deri më tash ende nuk është realizuar.
Kështu derisa me Komunën e Tetovës udhëhiqte Hazbi Lika (2005-2009), në prapavijë dominonte ngjyra e kaltërt.
Me ardhjen në pushtet të Sadi Bexhetit nga PDSH, kjo prapavijë u ndryshua dhe tash më ngjyrë dominuese ishte e kuqja. Kështu ishte gjatë mandatit 2009-2013.
Edhe 10 muaj pas fitores në zgjedhjet lokale të 2013 nga ana e Teuta Arifit, press qendra nuk ka pësuar kurfar ndryshimi. Në parapvijë vazhdon të dominojë ngjyra e kuqe dhe e bardh. Podiumi është me ngjyrë të kuqe.
Derisa në komunën e Tetovës nuk janë bërë ndryshime, në Gostivarë nuk kaluan as edhe 5 muaj pas marjes së pushtetit të komunës nga Nevzat Bejta, dhe prapavija e ‘press qendrës’ u bë e kaltër.
Gjatë mandatit të udhëheqjes së Rufi Osmanit (2009-2013) prapavija ishte e bardhë.
/tetova1/






