Presidenti konsensual dhe moskonsekuencialiteti i BDI-së
Miat SADIKU
Javëve të fundit opinioni në Maqedoni është vërrshuar nga ideja e BDI-së për president konsensual. Pikënisja e kësaj ideje, së paku ashtu siç pretendohet t’i shitet opinionit shqiptarë këtu, është pakënaqësia me presidentin aktual Ivanov, të cilin para hiq më shumë se pesë viteve, e njejta parti, e përkrahu dhe për pesë vite rradhazi asnjëherë nuk kontestoi (mos) veprimet e tij. Do ketë qënë punë konsensusi edhe atëherë kjo përkrahje , apo thjeshtë bëhet fjalë për ndonjë garim semantik gjuhësorë, për të mbuluar moskonsekuencialitetin e BDI-së dhe dështimeve të tyre, që viteve të fundit i kanë shëndrruar shqiptarët e Maqedonisë në statistë të fatit të tyre ?!
Konsensusi për të cilin bëhet aq zhurmë, nuk është diçka e pa njohur në politikë, por në rastin konkret lansohet për të zëvendësuar rrespektimin e konsensuseve tanimë të arritura, por të pa realizuara, si dhe konsensueve reale që duhen bërë. Të insistosh në idenë e presidentit konsensual, në kushte të mungesës së konsensusit për debllokim të procesit euro-atlantik, të çështjes së emrit, të zyrtarizimit të gjuhës shqipe, distribuimit të drejtë të buxhetit, të rregullimit ligjor të statusit të ish pjesëtarëve të UÇK-së, të anashkalimit të implementimit të MO-së dhe një morie plagësh tjera politike i ngjason asaj meseles së ndërtimit të shtëpisë nga kulmi dhe jo nga themeli.
Atë që nxjerr në sipërfaqe kjo politikë lypsare, është pamundësia e BDI-së për të realizuar politikë konstruktive karshi partneritetit të sajë me VMRO-në, për të vepruar konform pretendimit që janë reprezentuesit legjitim të shqiptarëve. Por, legjitimiteti diskutabil i fituar me ushtrinë e votuese të fjetur në listat e pagesës së administratës shtetërore apo pengmarrjes ekonomike të hallexhinjëve, nuk mund të gjenerojë qasje të guximshme që konsensuset, ta zëmë edhe ai për president shteti, të zgjidhen në tavolinën e marrëveshjeve me partnerin e koalicionit, dhe jo duke hapur debate sterile me idenë qesharake që presidenti i zhveshur nga kompetencat ekzekutive do zgjidhka telashet e shqiptarëve apo qytetarëve të Maqedonisë.
Përkundër tentimeve të BDI-së që kjo nismë të prezantohet si serioze, ajo paraqet vetëm vazhdimësinë e shpikjeve instante të tipit të ofensivave shterpe diplomatike që u ndërmorrën lidhur me kontestin e emrit të Maqedonisë, serialit të marrveshjeve të muajve e stinëve të ndryshme , që tanimë si kujton njeri, dhe akrobacioneve të tjera që vijnë e shkojnë, si era me shi, pa dhënë llogari për gjithë këto dështime. Shikuar nga një këndvështrim tjetër, ideja për president konsensual, disi asocion edhe në konsensuset e vllazërim bashkimit dhe jugosllavizmit , që me konsensus e atëhershme, prodhuan president shqiptarë të Jugosllavisë, por as vllazërimi ndodhi as bashkimi s’evitoi shkatërrimin e përgjakshëm të atij shteti konsensual!
Besoj askush, përfshi edhe BDI-në, nuk e di cili do duhej të ishte profili i vërtetë i presidentit konsensual të Maqedonisë që ato përfolin. Sipas sekuencave që deri më tani dihen : “presidenti i ardhëshëm i Maqedonisë duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë”, që i bje të jetë i etnisë maqedonase dhe dashamirës i shqiptarëve, turqëve, romëve….apo anasjelltas një jomaqedonas që admirohet nga maqedonasit?! Bazuar në spekulimet e emrave të kandidatëve evetual, BDI me ngulm kërkon nga VMRO konsensus për një kandidat maqedonas, sepse varianti i ndonjë kandidat shqiptarë nuk është lakuar në asnjë variantë publike.
Po të nisemi nga logjika e mësipërme, lindin dilemat se sa konsensual atëherë është kryeministri, deputetët dhe gjithkush që zgjidhet në mënyrë të drejëtpërdrejtë në zgjedhje, ngjajshëm sikur që zgjidhet edhe presidenti i shtetit.
Sidoqoftë, epilogun do të duhet ta presim me konsensus, deri në muajin e shakave - në prill , kur me apo pa konsensus , Maqedonia do të zgjedh presidentin e ri (apo ndoshta atë të vjetrin!).
(Autori është nënkryetar i Partisë Demokratike Shqiptare)






