Qeveria merr hua 36 milion euro, opozita akuzon për blerje të zgjedhjeve - tetova1

Qeveria merr hua 36 milion euro, opozita akuzon për blerje të zgjedhjeve


Kategoria: Ekonomi

Postuar më: Mar, Shk 4, 2014

Lexuar: 218 herë



Qeveria do të huazojë 36.4 milionë euro nga Banka Botërore. Ligji me të cilin deputetët duhet të miratohet kjo hua gjendet në procedurë parlamentare. Opozita dyshon se paratë do të vihen në funksion të zgjedhjeve e ardhshme.

“Është i qartë qëllimi i qeverisë që para çdo cikli zgjedhor të merr kredi dhe ato para t’i shpenzojë për nxitjen e votuesve dhe për pagimin e shpenzimeve të buxhetit që në vite normale kur nuk ka zgjedhje, nuk ndodhë”, u shpreh Marijanço Nikollov, LSDM.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se huazimi nuk ka të bëjë me zgjedhjet dhe se huaja po realizohet sipas marrëveshjes për borxhin e dytë të programuar për politika zhvilluese të konkurrencës.

“Këto para do jenë operative në pjesën e dytë të vitit kur do përfundojnë të gjitha zgjedhjet e mundshme, kur nuk do ketë kurrfarë lidhje me hedhjen e lopatave, ndërtimin e shkollave, fotografimeve”, tha Vlladanka Aviroviq, PSM.

Në fund të vitit 2013, borxhi shtetëror ishte 2 miliardë e 757 milionë euro ose 34.3% nga Prodhimi Bruto Vendor. Ky është borxhi më i madh në tetë vitet e fundit. Në këtë shumë nuk janë llogaritur edhe borxhet e komunave dhe ndërmarrjeve publike. Vetëm kredia që Ndërmarrja Publike e rrugëve e mori nga banka kineze peshon 780 milionë dollarë.