Renova humb ndeshjen kontrolluese - tetova1

Renova humb ndeshjen kontrolluese


Kategoria: Sport

Postuar më: Hën, Shk 3, 2014

Lexuar: 479 herë



Ekipi i futbollit Renova po vazhdon me përgatitjet për stinorin pranveror në Ohër. Në kuadër të përgatitjeve “gjipspunuesit” sot kanë zhvilluar edhe ndeshje kontrolluese me skuadrën serbe “Javor”, e cila edhe doli fituese në këtë takim me rezultat 1:0.

“Takimi ka qen shumë i barabartë, por në një moment kundërshtari shfrytëzoi një gabim tonin dhe na penalizoi me gol. Edhe pse humbëm jam i kënaqur me impenjimin e futbollistëve të mi”, tha trajneri Qatip Osmani.

Për Renovën ishte kjo ndeshja e dytë në kuadër të përgatitjeve që kjo skuadër po i zhvillon në Ohër.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë Renova mundi Gostivarin me rezultatin 2:0, ndërkohë ndeshjen e radhës skuadra nga Xhepçishti do ta zhvillojë me 06 shkurt kundër Pelisterit. /Zhurnal/