Rritet numri i azilkërkuesve të Maqedonisë në Gjermani - tetova1

Rritet numri i azilkërkuesve të Maqedonisë në Gjermani


Kategoria: Diaspora

Postuar më: Hën, Shk 24, 2014

Lexuar: 153 herë



Gjermania është destinacioni i tretë botëror për azilkërkuesit sipas numrit të kërkesave të parashtruara për azil në vitin e kaluar, tregon statistika. Nga vendet në rajon më së shumti kërkesa për azil ka pasur nga Serbia, ndërsa Maqedonia ka qenë në pozitën e katërt, informon Mihael Grizbek, zëvendëskryetar i Shërbimit federal për migrim dhe refugjatë nga Nurenbergu.
“Gjermania është target vendi kryesor te refugjatët në botë. Vitin e kaluar ka pasur 127.000 kërkesa për azil, që është pak më pak se 50.000 më shumë se vitin paraprak 2012. Kjo do të thotë rritje prej 64 për qind. Sipas vendit të prejardhjes prej ku vijnë kërkuesit e azilit, udhëheqëse janë vendet ballkanike, Siria dhe Federata ruse. Shikuar ndër numrat e Ballkanit, kryesojnë kërkuesit e azilit nga Serbia (18,000) dhe nga Maqedonia (9,418) të cilët janë në vendin e parë, gjegjësisht në vendin e katër midis dhjetë shtetet prej ku vjen presioni më i madh”, thotë Grizbek për Dojçe Vele.
Sipas të dhënave të Shërbimit zyrtar për migrim dhe refugjatë nga Nirnbergu, numri i kërkuesve të azilit me prejardhje nga Maqedonia nga viti 2011, deri sot shënon trend më të rritur. Në vitin 2011 ka pasur gjithsej 1.753 kërkesa për azil, në vitin 2012 numri është rritur për 6.889, ndërsa vitin e kaluar ka arritur 9,418. Se bëhet fjalë për trend alarmues, tregon edhe analiza vetëm për një muaj. Kështu në janar të vitit 2011, ka pasur 142 kërkesa për azil, në periudhën e njëjtë të vitit 2012 ka pasur 236 kërkesa në vitin 2013 numri i kërkesave në muajin janar është rritur në 221, ndërsa në muajin e kaluar azil kanë kërkuar madje 1.024 shtetas të Maqedonisë.
Siç thekson Kristof Sander nga zyra e kryetarit të Shërbimit federal për migrim dhe refugjatë, numri i kërkesave të pranuara për azil është minimal dhe në vitet e fundit ka lëvizur rreth 0,3 për qind. Kjo do të duhet t’i inkurajojë të gjithë ata të cilët shpresojnë në jetë më të mirë në Gjermani. Arsyeja për refuzimin e kërkesave për azil si e pabazë është që Maqedonia përket në grupin e shteteve të treta të sigurta.
Kërkuesit e Maqedonisë për azil kryesisht si të tillë identifikohen pasi do ta kalojnë kufirin dhe do të arrijnë deri te destinacioni i caktuar. Në këtë mënyrë, pas paraqitjes, sistemohen në vendpranimin e parë më të afërt për kërkues të azilit dhe pastaj risistemohen sipas parimit të vendosur. Më saktësisht, secili prej shteteve federale është i obliguar me kuotë të përkujdeset për një numër të caktuar të kërkuesve të azilit. Kjo përcaktohet sipas çelësit të veçantë të ashtuquajtur “keningshtajner”. Sipas këtij “çelësi” këtë vit më së shumti kërkues të azilit duhet të akomodojnë Rajna Veriore Vestvalia pas çka vijojnë Bavaria, Baden Virtembergu, Saksonia e Poshtme, Heseni etj. Përderisa vendet janë të mbushura, kërkuesit sistemohen prej atje ku ka kapacitete të lira.
Të mësuar nga përvoja, shërbimet gjermane tentojnë në afat sa më të shkurtë kohor të vendosin për kërkesat. Sepse sa më shpejtë përfundon procedura, aq më lirë do ta kushtojë komunën dhe shtetin qëndrimi i kërkuesve të cilët nuk kanë bazë që të marrin azil, midis të cilëve numërojnë edhe shtetas të Maqedonisë.
Në Gjermani, procedura për ndarjen e azilit është rregulluar juridikisht që nga viti 1953. Nga të gjitha shtetet në Bashkimin Evropian më së shumti kërkesa për azil ka në Gjermani. Nga 300.000 kërkesa të parashtruara për azil në vendet e BE-së në tre tremujoret nga viti 2013, vitin e kaluar presion kishte edhe Franca, Suedia, Britania e Madhe dhe Belgjika. Në përmasa botërore, pas Iranit dhe Pakistanit, Gjermania vitin e kaluar ishte edhe shteti i tretë në të cilin kishte numër më të madh të refugjatëve.