Sali Ramadani: Mos u frikësoni, nuk kafshon ky…
” Mos u frikësoni, nuk kafshon ky! Do të vijë dita që ky flamur do të jetë zyrtarë, do të vij dita që në këtë parlament do të flitet Shqip…Unë nuk kam frikë nga ju, nëse nuk e dini, unë jam nipi i Mefailave të Zajazit…Unë jam Sali Ramadani.
Këto ishin fjalët e Sali Ramadanit i cili ishte deputeti në Parlamentin e Maqedonisë në mandatin 1994-1998. Ishte data 08.07.1997 kur deputeti nga Kërçova shpalosi Flamurin Kombëtar Shqiptar mbi mikrofonat e foltores së Parlamentit të Maqedonisë.
Një ditë më vonë 09 korrik 1997 forcat policore të Qeverisë së Maqedonisë intervenuan në Gostivarë dhe Tetovë dhe larguan flamurin shqiptarë para komunave.
/tetova1/







