MPB: Në shkollën e Gostivarit nuk janë gjetur gjurmë të gazit helmues!!! - tetova1

MPB: Në shkollën e Gostivarit nuk janë gjetur gjurmë të gazit helmues!!!


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Shk 18, 2014

Lexuar: 914 herë



Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se nga analizat dhe hulumtimet përfundimtare që u bënë me urdhër të Prokurorit publik dhe nga ana e tyre po dhe krim-teknikë është konstatuar se nuk ka rezultate që tregojnë prezencën të materieve kimike të panjohura.
Më shumë detaje për rastin kinse të helmimit dhe rezultate nga analizat nga MPB-ja lajmërojnë për më vonë.
Më herët edhe rezultatet e bëra në Klinikën për toksikologji dhe në laboratorin e Mjekësisë ligjore treguan se nga testimet e bëra toksikologjike mbi të gjithë 16 pacientët të cilët të premten nga Qendra medicinale në Gostivar u dërguan në toksikologji në Shkup ku rezultatet gjithashtu janë negative.
Këtë e konfirmoi drejtori i Klinikës për toksikologji, Andon Çibishev, i cili potencon se kontrollimi klinik objektiv, si dhe testimet klinike dhe laboratorike nuk tregojnë indikacione për prezencë të substancave kimike të dëmshme.

……………………………………………….

Nxënësit e Gostivarit, nuk ka helmim me substancë kimike

Drejtori i Klinikës për toksikologji Andon Çibishev dhe i Institutit për medicinë gjyqësore Aleksej Duma sot deklaruan se shqyrtimet klinike dhe testet laboratorike dhe toksikologjike nuk kanë treguar për ekzistim të substancave kimike helmuese.
Çibishev theksoi se gjatë pranimit të pacientëve në spital, ata janë ankuarnë vështirësi subjektive si djegie sysh, gërvishtje në fyt, shqetësim dhe frikë, ndërsa tek disa prej tyre edhe vështirësi në frymëmarrje.
“Gjatë pranimit në spital pacientët janë ankuar në vështirësi subjektive, kontrollet klinike, rezultatet laboratorike, duke përfshi edhe testimet toksikologjike janë negative ose në korniza të vlerave referente të përcaktuara”, potencon Çibishev.
Në Klinikën për toksikologji të premten u pranuan në spital 16 pacientë prej të cilëve 10 nxënës të moshës 18 vjeçare dhe gjashtë të punësuar në gjimnazin e Gostivarit prej të cilëve më i moshuari është me 63 vjet.
Të gjithë pacientët janë kontrolluar në mënyrë adekuate dhe u janë bërë testime përkatëse laboratorike, kontrollime oftalmologjike dhe është marrë material për hetimet toksikologjike.
Pas trajtimit medicinal një numër i madh prej tyre për kohë të shkurtër kanë treguar shenja të përmirësimit dhe katër prej tyre më gjatë natës kanë insistuar të lëshojnë Klinikën duke thënë se ndjehen mire, ndërsa të nesërmen pas vizitës së bërë edhe katër prej tyre kanë insistuartë lëshojnë spitalin, ashtu që deri në orën 12 Klinikën e kanë lëshuar të gjithë pacientët.

…………………..

09:00

Sot rezultatet e analizave nga helmimi në Gostivar

Vazhdojnë hetimet për helmimin e 60 nxënësve dhe profesorëve në shkollën e mesme ekonomike në Gostivar. Drejtori i Klinikës toksikologjike në Shkup, Andon Çibishev tha për ALSAT M se sot duhet të publikohen rezultatet e analizave. Nga Ministria e Brendshme thonë se të gjitha pamjet nga kamerat në shkollë dhe të gjitha bisedat e policisë janë dorëzuar në Prokurorinë Publike në Gostivar e cila merret me hetimet. Por nga prokuroria e Gostivarit nuk duan që të flasin publikisht për hetimet. Zhvillimet rreth helmimit të nxënësve në Gostivar i kanë komentuar edhe partnerët e koalicionit qeveritar Ahmeti dhe Gruevski.
“Unë kam biseduar me të gjitha autoritetet që merren me hetimin e lëndës, jam në kontakt me të gjithë funksionarët kompetent që punojnë në këtë drejtim dhe ne do të presim rezultatet e hetuesisë se çfarë do të thonë ata. Jo nuk kam ndonjë ide apo qëndrim kur flitet me të panjohura kur flitet, unë jam në komunikim me autoritetet zyrtare”, tha Ali Ahmeti, Kryetari i BDI.
“Unë për këtë rast kam mendimin tim privat, por nuk dua ta them para se autoritetet kompetente, para së gjithash MPB-ja dhe ekipi mjekësor të dalin me informacione përfundimtare”, u përgjigj kohë më parë Nikolla Gruevski, kryeministër.
Të helmuarit të cilët ishin hospitalizuar në Klinikën e toksikologjisë në Shkup gjatë fundjavës u liruan për në shtëpi. Ndërkohë që është situata është normalizuar në shkollën e mesme ekonomike të Gostivarit, dhe procesi mësimor ka vazhduar pa probleme.