Tentoi ti ndante pësoi lëndime - tetova1

Tentoi ti ndante pësoi lëndime


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Pre, Shk 28, 2014

Lexuar: 499 herë



Tentoi të ndalonte një rahje mes babait dhe xhaxhait por përfundoi me lëndime.

Kështu 21 vjeçarja Q.R nga Tetova të enjten pasdite është dërguar me lëndime në Spitalin Klinik të Tetovës ndërsa pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në Klinikat e Shkupit, njofton policia e Tetovës.

“21 vjeçarja lëndimet i ka marrë duke u munduar të ndaloj rrahjen mes babait S.R 51 vjeçar dhe xhaxhait L.R 45 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Tetovë me ç`rast L.R e ka goditur 21 vjeçaren duke i shkaktuar lëndime në kokë”, njofton policia e Tetovës.

Nga policia informuan se 45 vjeçari L.R më vonë është marrë në pyetje dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.