Tetovë, gjoba për gjashtë kafiteri ku pihej duhani - tetova1

Tetovë, gjoba për gjashtë kafiteri ku pihej duhani


aksionipolici
Kategoria: Kronikë

Postuar më: Die, Shk 2, 2014

Lexuar: 2 663 herë



Në aksionin kontrollues të policisë së Tetovës në disa kafiteri janë regjistruar thyerje të dispozitave për ndalimin e pirjes së duhanit në lokale të mbyllura.
Aksionin policia tetovare e kreu mbrëmë në periudhë prej orës 20 deri 23 në bashkëveprim me nëpunësite Drejtorisë së të ardhurave publike.
Në këtë aksion janë bërë kontrolle në lokalet në qendrën e qytetit në rrugën JNA, “Marshall Tito” dhe 133. Në këtë kanë qenë të përfshirë gjashtë objekte, ndërsa është kontrolluar: pimje duhani në lokale të mbyllura, prezencë të të miturve, dhënie alkool të miturve dhe eventualisht prezencë të shtetaseve të huaja, si dhe posedim dhe përdorim të aparateve fiskale.
Në kontroll policia ka konfirmuar gjashtë shkelje të ligjit për pirje duhani në lokale të mbyllura, për të cilët ka përgatitur gjashtë gjoba për pronarët e lokaleve, si dhe për gjashtë individ të cilët janë kapur duke pirë duhan. Shkelje të tjera të ligjit nuk janë vërejtur.

Në këtë aksion janë identifikuar edhe shkelje në fushën e fiskalizimit për të cilat DAP duhet në mënyrë plotësuese të deklarojë cilat objekte dhe në çfarë mënyrë shkelën ligjin.
Aktivitete kontrolluese të këtilla dhe të ngjashme të policisë dhe nëpunësve të DAP do të ketë edhe në të ardhmen edhe në objekte tjera në Tetovë dhe rrethinë.

Momente nga aksioni policor-FOTO

aksionipolici