Tetovë, prej të hënës 1 orë parkim në pjesën qendrore të qytetit 30-40 denarë
Edhe pse ka shumë pak vende për parkim në qytetin e Tetovës, nga ana e Komunës së Tetovës po kujdesen që të arkëtojnë mjete në bazë të parkimit të veturave. Në informatën që është shpërnda nëpër qytet jepen të dhëna se prej 17.02.2014 do të filloj të paguhet parkingu edhe për veturat që parkohen në rrugët dhe bulevardet në pjesën qendrore të qytetit. Në lajmërim nuk potencohet nëse do paguhet edhe për parking gjatë orëve të natës dhe çfar do të bëhet për ata pronar të lokaleve dhe banesave që janë në këtë pjesë qendrore të qytetit.
Në vazhdim lexoni lajmërimin.
Lajmërohen të gjithë qytetarët e Komunës së Tetovës, banorët që jetojnë përkatësisht të punësuarit që gjenden në bul. “Ilinden”, bul “Iliria” (M.Tito) dhe rr. “Jane Sandanski”, se prej 17.02.2014 (e hënë) prej orës 07:00 në mëngjes do të fillohet me pagesë të parkimit zonal në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës.
çdo automjet që do të gejndet në vendet e parkimit, pa biletë parkimi do të bllokohet pastaj do të mënjanohen nga ana e automjetit special “merimangë”.
Me pagesë do të fillohet të funskionojnë vendet e parkimit në:
-bul “Ilindenit” prej udhëkryqit me rr. “D.Cara” (APJ) deri te udhëkryqi me rr. “Nikolla Teslla” - çmimi 40 denarë/1 orë
-bul “Iliria” (M.Tito) prej udhëkryqit me bul “Ilinden” deri te udhëkryqi me bul “V.S.Bato” - çmimi 40 denarë/1 orë
-rr “Jane Sandanski” prej udhëkryqit me rr “M.A Cento” (B.Kidriq) deri te udhëkryqi me rr. D.Cara” (APJ) - çmimi 30 denarë/ 1 orë







