Thaçi: Dy kushte për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare - tetova1

Thaçi: Dy kushte për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare


menduh_thaci_refuzon_liderin_e
Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Shk 7, 2014

Lexuar: 679 herë



Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas takimit me drejtorin për Zgjerim në BE, Kristijan Danielson ka deklaruar se PDSH është e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por vetëm nëse plotësohet dy kushte.
“Kushti i parë është që të shikohet dhe pastrohet Lista Zgjedhore, ndërsa për të dytin ka pohuar se është një problem 12 vjeçar, - “Ne kemi problem të madh në disa vendbanime ku humbim me një epilog skandaloz nga oponentët tanë, dhe kjo është jodemokratike”, tha Thaçi.
“Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dy partitë në koalicionin qeveritarë do të aktrojnë sikur nuk po pajtohen, ndërsa në rrethin e dytë do të përkrahin njëri tjetrin. Luhet me nacionalizëm dhe keqpërdoret gjithë kjo që të fitohet edhe një mandat. Sa i përket Listës Zgjedhore ajo nuk është i saktë sepse ende nuk kemi pasur regjistrim të popullsisë”, deklaroi kryetari i PDSH-së