Vendimet e BDI-së detyrojnë VMRO-në të mbaj mbledhje të jashtëzakonshme - tetova1

Vendimet e BDI-së detyrojnë VMRO-në të mbaj mbledhje të jashtëzakonshme


VMRO_BDI
Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Shk 28, 2014

Lexuar: 435 herë



Pas vendimit të BDI-së, për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale dhe kërkesës për shpërbërjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, ka paralajmëruar për sot mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme.
Sipas të dhënave të transmetuara nga “Pres 24”, partia qeverisëse do të ketë një takim të zgjeruar me partnerët e koalicionit, që do të mbahet menjëherë pas kthimit të kryeministrit Nikolla Gruevski nga vizita jashtë vendit.