Venizelos: Kontesti i emrit nuk frenon integrimin e Maqedonisë
|
Shefi i diplomacisë greke Evangelos Venizelos ka deklaruar se problemi i Greqisë me emrin nuk është bilateral, por ndërkombëtar. Deklaratat e Venizelos vinë në sesionin plenar në Strasburg. Në këtë sesion eurodeputetët bënë vërejtje se eurointegrimi i Maqedonisë është penguar nga një problem bilateral mes Shkupit e Athinës në relacion me emrin.
“Dialogu, negociatat, shërbimet e ndërmjetësit Nimic janë të bazuara mbi dy Rezoluta të OKB-së po dhe parimet fondamentale rreth kontributeve evropiane, të të drejtës evropiane, të parimeve në respektimin e Rezolutës së OKB-së”, është shprehur Venizelos.
Sipas ministrit grek të Punëve të Jashtme, kontesti i emrit, nuk është ajo që frenon integrimin e Maqedonisë.
“Problemi është në realizimin e respektimit e kritereve të përgjithshme që duhet t’i respektojnë shtetet kandidate dhe ajo që vlen për gjitha ato shtete kandidate, vlen edhe për IRJM”, deklaron Venizelos.











