Vrasjen e të rinjve në Smilkovë, e kreu shërbimi sekret serb?! - tetova1

Vrasjen e të rinjve në Smilkovë, e kreu shërbimi sekret serb?!


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Shk 22, 2014

Lexuar: 1 818 herë



A mund të jetë i përfshirë shërbimi sekret serb në vrasjen e pesfishtë që ndodhi në vitin 2012 në Maqedoni, afër liqenit të Smilkovës?
Një pyetje të tillë e cila në dukje të parë mund të duket si teori konspiracioni, deri diku i kanë dhënë përgjigje ekspertë të sigurisë në Kosovë.
Të tillët pohojnë se shërbimi sekret serb vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë e ndoshta edhe në rajon, siç mund të jertë rasti me Maqedoninë.
Derisa disa vrasje të para shumë vjetëve patën tronditur opinionin, tash ngadalë po del se ato janë kryer ngë ky shërbim. Dikur ky shërbim njihej me emrin UDB e tash BIA.
Arsyeja është e thjeshtë. Vrasjet sikur janë të ngjashme me njëra-tjetrën.
Këtë fakt po e dëshmojnë veprimet e këtyre shërbimeve , ku pas shumë vrasjeve në Kosovë dhe rajon, po dalin të kenë gisht shërbimet e fshehta serbe.
Kështu, vrasja e të rinjve serb në vitin 1998 në lokalin ‘Panda’ në Pejë, tash doli të jetë vepër e shërbimit sekret serb.
Vetë zëvëndëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ishte ai që e pranoi se kjo vrasje është kryer nga ky shërbim me pretekstin që në sytë e ndërkombëtarëve, t’i fajësojnë shqiptarët.
Gjithashtu, edhe vrasja e disa të rinjve maqedonas në Smilkovc, ka karakteristika të njëjta me vrasjne e vitit 1998 në Pejë.
Në të dyja rastet, dyshohet se vrasjet janë kryer për motive të nxitjes së urrejtjes mes popullit shqiptar dhe popullit serb, përkatësisht atij maqedonas.
Naim Maloku, ekspert i çështjeve të sigurisë thotë se shërbimi sekret serb vazhdon të jetë prezent në Kosovë, me veprimet e tyre, por edhe në vendet e rajonit.
Madje, Maloku dyshon edhe në një person konkret se ai është ideatori dhe realizatori i të tria vrasjeve me motive ndëretnike.
“Është vrasja e të rinjve në Pejë, në kafeterinë ‘Panda’, në vitin 1998, dhe vrasja e vitit të kaluar që ndodhi në Smilkovc . Në këto tri vrasje unë gjejë shumë karakteristika të përbashkëta, dhe jam i prirë të besoj dhe jam shumë i bindur që është e njëjta kokë që i ka menduar, planifikuar dhe realizuar”, ka deklaruar Maloku.
Ai ka deklaruar se shumë vrasje kanë ndodhur në Kosovë pas luftës, dhe gjithmonë bëheshin para ndonjë date të rëndësishme.
Në këtë rast ai përmend edhe vrasjen e fëmijëve në Gorazhdec të komunës së Pejës, pas luftës, edhe vrasjet në Lipjan, të disa serbëve në ara duke punuar.
Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes, ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi thotë se shërbimi sekret serb është gjysmë legal, nëse jo legal, edhe në pjesën veriore.
Vrasja në Smilkovë është përmendure dhe në raportin vjetor të Amnesty International, përfshirë edhe arrestimi i njëzet shqiptarëve në Maj si të dyshuar për vrasje dhe terrorizëm.
Raporti i kësja organizate për vitin 2013, pritet të publikohet në muajin Maj të këtij viti, ndonëse bazuar në zhvillimet e kohës së fundit në Maqedoni, pak mundësi ka që përkeqësimi i marrëdhënieve ndërtetnike në këtë shtet të shënojë kthesë.