Zeqiri: Qeveria për një vit mund të ndërtojë vetëm 1 km autostradë
Në reagimin e tij të parë rreth fillimit të sotëm të punimeve ndërtimore lidhur me autostradën Kërçovë-Strugë-Ohër, sekretari i RDK-së Izet Zeqiri profesor i ekonomisë dhe njohës i mirë i rrethanave politiko-ekonomike në vend, ka shfaqur dozën e madhe të skepticizmit për mundësinë financiare të realizimit të këtij projekti.
“Kjo qeveri para zgjedhjeve si rëndomë edhe kësaj radhe ka filluar me hedhje llopatash për ndërtim të autostradave, në rastin konkret asaj në letër Kërçovë-Ohër, e cila sipas tyre do të kushtojë rreth 400 milionë euro (pa para). Mos u gëzoni se qeveria Gruevski, për 8 vite radhazi, ka ndërtuar vetëm 7.5 kilometra autostradë. Që me fjalë të tjera do të thotë se ka ndertuar 0.93 km brenda një viti. Nëse gjykojmë në bazë të kësaj dinamike (ritmi ndërtimor), nuk do të arrijnë asnjëherë ta ndërtojnë, sepse për të ndërtuar kanë 56 km, që janë shumë”, ka shkruar prof.dr Izet Zeqiri, në profilin e tij në “Facebook”.






