2 milion euro nga buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e kryqit në Vodno - tetova1

2 milion euro nga buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e kryqit në Vodno


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Mar 28, 2014

Lexuar: 337 herë



Për kryqin në malin Vodno të Shkupit do të harxhohen edhe 120 milionë denarë ose rreth 2 milionë euro para nga buxheti i shtetit me qëllim mirëmbajtjen dhe ndërtimin e disa objekteve shtesë, njofton “Zhurnal”.
Kompania e ndërtimit “Turboinzhenering” ka dhënë ofertën më të mirë në ankandin elektronik që është zhvilluar dje për renovimin dhe ndërtimin e objekteve shtesë të Kryqit të Mileniumit. Për këtë project “turboinxhenering” ka ofruar 74 milionë denarë. Kompania në afat prej nëntë muajve do të duhet t’i përfundojë punimet.
Shumicën e parave NPK do t’i sigurojë nga donacionet qeveritare edhe pse Këshilli i Qytetit të Shkupit kësaj ndërmarrje i ka mundësuar të shpenzojë rreth 120 milionë denarë ose rreth 2 milionë euro.
Komopania fituese duhet të gjithë kryqit t’i vendosë mbrojtje kundër ndryshkjes së metalit e cila bëhet çdo 10 vjet, duhet të ndërtojë restorant në dhomën rrethore, ndërsa gjithashtu të ndërtojë ujësjellës, kanalizim, stacion për filtrim, ndriçim të rid he ashensor të ri që do të çojë deri te krahët.
Siç ka njoftuar drejtori i NPK Shkupi, Misho Nikolov, restoranti duhet të lëshohet në përdorim gjatë kësaj vere, kurse ai do të jetë nën drjetimin e pronarit të restoranit “Vodenica”.
Në këtë vend është e parapraë që të ndërtohet edhe një kishë, pranë themeleve të kryqit, por aktualisht KOM nuk është e interesuar për këtë projekt.